Free Essay

Send Request

In: Business and Management

Submitted By noraretkoceri
Words 2201
Pages 9
Audienca

Në mënyre që të komunikojmë neve na nevojitet audienca – komunikimi nuk është solo aktivitet. Një nga çelësit e të qenit të suksesshëm në komunikim është të thuhet gjëja e duhur në çastin e duhur me audiencën e duhur. Me siguri keni dëgjuar këtë frazë:

Auuuu, si e tha atë gjë në asi rrethana?
Fjalim jo i keq, por jo për ata njerëz!
Kjo përmbajtje do të ishte OK për e-mail por që kjo ti prezantohet Bordit!

Të gjitha këto kanë mungesë të fjalëve të duhura, është dashur të jetë më mirë e shkruar që ti përshtatet audiencës së cilës dëshirojmë ti flasim. Komunikimi është i suksesshëm vetëm nëse audience mendon që ishte i suksesshëm. Kjo është dëshmia e komunikimit të suksesshëm.

Mendoni tani për implikimet e këtyre deklaratave. Kjo do të thotë se sado që krenohemi me komunikimin që e bëjmë, ajo duhet te kete efekt pozitiv në audiencën, e me pozitiv nënkuptojmë:

* U tërheq vëmendjen * I inkurajon të lexojnë ose dëgjojnë më tepër * I nxit disa pyetje * I bën te mendojnë, të qeshin, të pyeten

Nëse këto nuk ndodhin atëherë nuk mund të themi se komunikimi ka qenë i suksesshëm. Ndoshta kjo tingëllon ashpër por nëse mendoni pakëz do e shihni se është e vërtet.

Imagjinojeni, një prezantuese në skenë, flet dhe mendon që po i shkon mirë por nëse e pyet audiencën pas prezantimit për përshtypjet ata për çudi thonë: “mërzitshëm” ose “na mbyti”. Kjo nuk do të thotë se audienca duhet gjithmonë ta pëlqej prezantimin por ajo duhet gjithsesi tu le përshtypje, duhet së paku tu tërheq vëmendjen dhe ti mbaj zgjuar.

Ndodh shpesh që shumë përpjekje komunikuese janë tё pasuksesshme, për arsye se janë thjesht tё drejtuara kah tё gjithё. Nё jetёn reale, strategjitë komunikuese duhet tё jenё tё drejtuara nga grupi konkret i njerëzve. Ju duhet të përpiqeni qё t’i pёrkufizoni aleatёt qё ju nevojiten, për ta përqendruar mesazhin, resurset dhe strategjinë. Mendoni me vëmendje per publikun tek i cili dëshironi tё ndikoni. Kjo ndikon edhe te mesazhet qё do t’i krijoni dhe e pёrcakton zgjedhjen e shtёpisё mediale më të përshtatshme.

Secila përpjekje e komunikimit të drejtuar kah më shume sesa një person, me siguri do të ballafaqohet me komplikime sepse ata të cilët e dëgjojnë mesazhin mund të reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj saj. Një person mund ta pranoj ose edhe mirëpres mesazhin, derisa një tjetër mund ta injoroj ose refuzoj atë. Kjo ndodh për arsye se të gjithë jemi ndryshe. Jemi të gjinive të ndryshme, moshave, arsimimit. Kemi interesa dhe prioritete të ndryshme. Grupet e ndryshme edhe përbrenda një shoqërie flasin ‘version’ tjetër të gjuhës, për shembull mund të krahasojmë fjalët qe i përdorin të rinjtë me ato të prindërve të tyre që aplikohen për të njëjtin objekt ose koncept. Nëse mesazhi adreson drejtpërdrejt interesin e dëgjuesit ose formulohet në mënyrë specifike në ‘gjuhën’ e tij atëherë do të pranohet shumë më me vëmendje dhe me më shumë efikasitet sesa të jetë ndryshe. Për më tepër, siç kemi thënë, njerëzit e kanë një lloj ‘filtri’ në kokat e veta nëpër të cilin duhet të kaloj secila informate e drejtuar kah ta para se të pranohet. Teoria e komunikimit na thotë se informata cila është tanimë (pjesërisht) e njohur për audiencën do të asimilohet dhe pranohet më me lehtësi sesa ajo që është krejtësisht e re.

Nevoja e targetimit (drejtimit) të informatës sa më sakte që është e mundur, aplikohet njëjte në bisedat individuale, në ato në grup njerëzish prej disa persona, në fjalim ose adresim që i bëhet një grupi më të madh apo më të vogël e deri te kampanja e plotë. Sa më i madh grupi që adresohet, aq më vështire bëhet të targetohet mesazhi saktësisht. Pengesa ose problemi me dhënien e mesazhit të drejtuar kah një grup më i madh është se ajo do të jetë disi e turbullt; ajo zakonisht formulohet në gjerësi në mënyre që ti joshë sa më shumë faktorë të përbashkët dhe mu aty ndodh dështimi. Për shembull reklama e detergjentit për larjen e rrobave; pa marr parasysh çfarë emri ka produkti të gjitha reklamat janë të ngjashme deri në atë mase sa janë gati identike. Vetëm një ose, më së shumti dy aspekte përmenden: prodhimi ynë lan më bardhë sesa të gjithë të tjerët dhe është më i lire sesa gjithë të tjerët (edhe pse në fakt ai kushton më shumë, ata justifikojnë thënien se është më i lirë me atë se nuk kanë nevojë të përdorin aq shumë sasi.) Kampanjat e partive politike shpesh janë të gabuara sepse përpjekën të adresojnë tërë elektoratin. Kjo rallë, apo Kurrë, është efektive. Partia duhet të dalloj grupet e synuara individuale dhe të formuloj mesazh të ndarë për secilin (edhe pse kjo natyrisht do të jetë pjesë e mesazhit të përgjithshëm).

Një mënyre mjaft e drejtpërdrejt e identifikimit të grupeve të synuara është që të vizatohet një rreth që përfaqëson një grup të madh brenda shoqërisë (ose shoqërinë në tërësi). Kjo mandej mund të ndahet në segmente, ku secili segment përfaqëson një grup të synuar. Ndarja më e thjeshte do të ishte, p.sh., meshkuj dhe femra ose, të rinj dhe të vjetër.

Për secilin grup, duhet të zhvillohet mesazhi (si pjesë e mesazhit të përgjithshëm) që do ti tërheqë specifikisht atë grup. Këtu janë disa çështje që duhet të mbahen në mend:

* Nuk ka arsye të mundohemi të bindim njerëzit të votojnë për partinë tuaj nëse ata tanimë kanë vendosur të mbështesin opozitën. Duhet ti drejtoni përpjekjet kah përkrahësit ekzistues dhe përkrahësit potenciale. Ka pak gjasa që ata të cilët janë anëtar të ndonjë partie tjetër ose të cilët kanë vendosur të votojnë për një parti tjetër të binden nga argumente e tua, pa marr parasysh sa jeni elokuent. Ata e din çka duan. E tërë energjia e drejtuar kah këta njerëz do të humbet, sepse shanset për sukses janë minimale. Sidoqoftë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ti bindni njerëzit ‘tuaj’ të dalin të votojnë (pasi ata do votojnë për ju) dhe që secili që mund të votoj për partine tuaj duhet të bindet ta bëj këtë. Në demokracinë moderne, partitë mbështeten në përkrahjen e njerëzve të vet dhe në përfitimin e sa më shumë votuesve të njerëzve të ‘pavendosur’. Përkrahësit ekzistues dhe përkrahësit potencial përbejnë grupin që ju duhet ta adresoni, ata janë grupi juaj i synuar 'target group'.

* Kur definohet grupi i synuar, është jashtëzakonisht e rëndësishme të keni diçka të ju ofroni. Duhet të ketë pika në programin tuaj të cilat në mënyrë të besueshme mund të pohohet që përfaqësojnë interesat e grupit të synuar. Gjithashtu duhet të jeni në gjendje të jepni argumente për atë se pse duhet të votojnë, dhe pse duhet të votojnë mu për partine tuaj. Kjo do të thotë se duhet të identifikohen grupet tek të cilat dëshirohet të arrihet kur të përpilohet programi.

* Pasi të identifikoni grupet e synuara duhet të siguroheni që i keni mjetet dhe burimet që të arrini deri të ta. Duhet gjithashtu të vendosni cili medium do të jetë më efektivi për të arritur tek ato grupe.

Identifikimi i grupit të synuar (target grup)

Procesi i komunikimit në marketing fillon në fakt me identifikimin e audiencës e cila do të jetë pikë fokusi i cilitdo komunikim që do të bëj kompania, organizata apo partia politike. Audienca e synuar mund të jetë e përberë nga individ, grupe, grupime, segmente të tregut, ose publikut në përgjithësi ose audiencës masive. Kur flasim për komunikimin, qasja ndaj secilit prej këtyre grupeve dallon.
Tregu i synuar mund të përbehet nga individët të cilët kanë nevoja specifike dhe për te cilët komunikimi duhet të behet në mënyrë të veçante. Për këtë zakonisht ka nevojë të bëhet komunikimi sy në sy dhe zakonisht arrihet përmes shkathtësive personale të komunikimit. Format tjera të komunikimit, si për shembull marketingu, mund të përdoren për tërheqjen e vëmendjes së audiencës kah organizata, por mesazhi i detajuar do të jepet nga pikë kontakti i organizatës për komunikim i cili mund tu përgjigjet nevojave specifike të konsumatorëve individual. Sigurimi jetësor, shërbimet financiare, dhe patundshmëria janë shembuj të prodhimeve dhe shërbimeve që promovohen në këtë mënyrë.
Niveli i dytë i audiencës është grupi. Njerëzit e komunikimit duhet shpesh të adresojnë grupe njerëzish të cilët i bëjnë vendimet ose ndikojnë në vendimet e blerjes.
Njerëzit e komunikimit zakonisht kërkojnë konsumator me nevoja dhe dëshira të ngjashme dhe kështu përfaqësojnë njëfarë lloji të tregut, një lloj të segmentit të tregut i cili mund të arrihet përmes një strategjie bazike të komunikimit. Grupet e konsumatorëve të cilat janë të vogla dhe të definuara mirë zakonisht quhen grupime. Ato zakonisht adresohen përmes komunikimit personal ose përmes postes së drejtpërdrejt. Niveli tjetër i audiencës janë segmentet e tregut, klasë më e gjerë e blerësve të cilët i kanë nevojat e ngjashme dhe mund të arrihen përmes mesazheve të ngjashme.
Derisa zgjerohen segmentet e tregut, njerëzit e komunikimit zakonisht u drejtohen mediave si gazetave, revistave dhe TV’së për të arritur deri tek ta. Njerëzit e komunikimit që punojnë për shitjen e prodhimeve zakonisht mundohen ta tërheqin vëmendjen e konsumatorëve të tanishëm apo të ardhshëm përmes komunikimit masiv si për shembull reklama ose publiciteti. Komunikimi masiv është rrjedhje e informacionit në një drejtim prej njerëzve të marketingut deri te konsumatori. Ndërsa rezultati i ndikimit që ka pasur kjo në konsumatorë dhe reagimit të tyre është zakonisht jo i drejtpërdrejt dhe i vështirë të matet. Reklamat në TV për shembull i lejon njerëzve të komunikimit të dërgojnë mesazhin e tyre tek qindra mijëra njerëz, konsumatorë në të njëjtën kohë. Por kjo nuk do të thotë se në këtë rast ka ndodh komunikimi efektiv. Kjo mund të jetë vetëm një nga qindra mesazhe të cilat i dërgohen konsumatorit brenda një dite. Nuk ka garanci që informatës do ti jepet vëmendje, të procedohet, kuptohet ose të rruhet në memorien e konsumatorit për rigjykim të mëvonshëm. Edhe nëse procedohet mesazhi i reklamës, ajo mund të mos u interesoj konsumatorëve ose mund të keq-interpretohet nga ta. Studimet e bëra tregojnë që 20 për qind e reklamave në mediat e shkruara dhe edhe më shumë në mediat elektronike keqkuptohen nga lexuesit. Ndryshe prej komunikimit sy në sy, komunikimi masiv nuk u ofron njerëzve që e bëjnë komunikimin mundësinë të shpjegojnë ose të sqarojnë mesazhin në mënyrë që ta bëjnë atë më efektive. Njerëzit e komunikimit duhet të hyjnë në situatën e komunikimit me njohuri për audiencën të cilën e synojnë dhe si janë gjasat për reagimin e tyre ndaj mesazhit. Kjo do të thotë që procesi i përgjigjes së pranuesit duhet të kuptohet, bashkë me implikacionet dhe duhet të merret parasysh për planifikim promocional dhe strategji.

Me siguri që aspekti më i rëndësishme i programeve të komunikimit efektiv përfshinë kuptimin e procesit të përgjigjes nëpër të cilat pranuesi ndoshta duhet të kaloj drejt një sjellje të caktuar (si për shembull blerja e produktit) dhe si ndikon puna promovuese e njerëzve të komunikimit në sjelljen e konsumatorëve. Mund të ndodh shpesh që i vetmi objektiv i njerëzve të komunikimit është krijimi i vetëdijesimit për kompaninë dhe emrin e saj, gjë e cila mandej do të shpie deri te interesimi për produktet e saja. Në situata tjera, njerëzit e komunikimit mund të dëshirojnë të përcjellin informata të detajuara në mënyrë që të ndërrojnë njohurit e konsumatorëve për organizatën dhe qëndrimin e tyre ndaj emrit të saj dhe si rrjedhojë të ndërroj sjelljen e tyre.

Informatat që ju nevojiten para komunikimit

Në mënyrë që komunikimi të jetë i suksesshëm ne duhet ta dimë kush është audienca jonë. Kjo tingëllon e lehtë por në fakt mund të jetë shumë e vështirë të arrihet në praktikë. Ndonjëherë kur na thërrasin të mbajmë një fjalim e kemi pak të vështirë të marrim vesh me precizitet se kush është në audiencë, se çfarë qëndrime kanë ata, çfarë fushe të interesimit e kanë, në çfarë shaka ka më shumë gjasa që ata të reagojnë pozitivisht etj. Kjo thjesht nuk është e mundur. Ajo çka mund të bëjmë është ta qesim veten në pozitë të audiencës, të mundohemi të imagjinojmë se si do të mund të reagojnë ata kur të dëgjojnë prezantimin që ne planifikojmë ta bëjmë.

Është e rrezikshme të supozohet që audienca do të jetë pozitive ndaj asaj çka ju prezantoni, mund të shpresoni por nuk mund të ketë garancion!

Post-komunikimi
Derisa është vitale që të kuptoni sa më shumë për audiencën tuaj para prezantimit, gjithashtu është e dobishme të hapet një kanal pas-komunikimit që do të na ndihmonte për përmirësimin e mënyrës së komunikimit. Si të arrijmë të marrim informata kthyese nga audienca? Ja disa ide:

* Përgatiteni një formular që ata mund ta plotësojnë me përshtypjet e tyre nga prezantimi * Keni kujdes për format e ndryshme të komunikimit jo-verbal që e keni vërejtur gjatë prezantimit etj.

Të gjitha këto do të ju ndihmojnë të fitoni vetëbesim si dhe të jeni më të suksesshëm në komunikimin e radhës. Së paku ia vlen të provohet!

Komunikimi është diçka reciproke, është dhënie dhe marrje. James Joice, poeti i madh Irlandez ka thënë: ‘’Diku në mes të leximit tim me zë të poezisë dhe dëgjimit tuaj, lind Poezia”, e ne themi: “Diku në mes të komunikimit tuaj dhe dëgjimit të audiencës është Komunikimi”.…...

Similar Documents

Premium Essay

Send Request

...RIN DETERGENT: TO POSITION OR REPOSITION In early January 1989, Irfan Mustafa, General Manager, Personal Products and Market Research, Lever Brothers Pakistan Limited, was wondering what action to take regarding the marketing of the laundry detergent bar RIN, which had been introduced to the Pakistani market in April 1984. The product was specially formulated and promoted as a fabric washer. Mr. Mustafa felt the sales volumes for RIN had reached reasonably satisfactory levels in 1988. However, a recent survey confirmed his suspicion that RIN was primarily being used for dish washing. COMPANY Lever Brothers Pakistan Limited (Levers), a subsidiary of Lever Brothers International, produced and marketed a variety of consumer products in Pakistan. The company’s diverse product line consisted of items such as shampoos, skin and shaving creams, edible oils, margarine, toilet soaps, scourers, and laundry detergents in powder and solid bar forms. In 1988, Levers had a profit before tax of Rs 277 million on sales of Rs 3.65 billion.1 MARKET In 1988, the total fabric wash sales of 263,050 tonnes in Pakistan consisted of 247,000 tonnes of laundry soap, 14,500 tonnes of nonsoap detergent (NSD) powders, and 1550 tonnes of NSD bars.2 The laundry soap, NSD detergent, and NSD bar markets had grown by 5 percent, 12 percent, and 29 percent respectively, as compared to 1987. Laundry soap retailed for Rs 10 to Rs 15 per kilogram (kg), whereas NSD detergent powders had a wider price range,......

Words: 2315 - Pages: 10

Premium Essay

Request for Proposal

...Request for Proposal: Microsoft Office 2007 Product Training Background Allergan is a global, technology-driven multi-specialty health care company pursuing therapeutic advances to help patients live life to their fullest potential. In making this commitment, we work to develop an unparalleled level of insight into patients' wants and needs — and into the priorities and concerns of the medical specialists who treat them. To this end, we employ more than 50 percent of our work force in either research and development (R&D) or sales, ensuring our efforts are focused on innovation and our customers. The Project is to provide training of Microsoft Office 2007 products to our staff at our headquarters in Irvine, California. The training will be expected to begin on September 13, 2010. The training will be completed by November 19, 2010. Allergan Inc. will be implementing an upgrade of all PC, laptops, server based application that are currently running Microsoft Windows 2000 Office products to Microsoft Windows 2007 Office products by January 31, 2011. Project Overview Allergan Inc. is soliciting proposals to provide professional consulting services to train Allergan’s staff with the Microsoft Office 2007 products which includes the following: • Microsoft Office Excel 2007 • Microsoft Office Outlook 2007 • Microsoft Office PowerPoint 2007 • Microsoft Office Word 2007 The professional consulting services must provide the following......

Words: 652 - Pages: 3

Premium Essay

Request for Proposal

...City of Denver, Colorado Home of the Broncos June 21, 2010 Ms. Mica johnson; Staff Development Coordinator C/O City of Denver, Colorado 1700 N Bronco way Denver, Co 00007 Dear Ms. Elway This letter is a Request for a Proposals (RFP) for a trainer of Microsoft Office programs for the city of Denver, Colorado. Background: The city of Denver Colorado has a staffing department consisting of 60 employees. The employees prepare RFP’s, proposals and memos to the city merchants and employees. The department is looking to improve their systems to become more resourceful and efficient. The Department currently works with Microsoft Office 2003. We are planning to upgrade to Office 2010. The department sends out approximately 200 letters a day for either request or demands depending on the need of the city. Scope of Services: the training vendor must be able to provide one week of certified Microsoft office training at our facility. The training days must consist of 8 hours per day with an hour lunch break and two short breaks (15 minutes each). A certified training session must include lectures as well as workbooks for employees. The vendor must purchase all materials needed for instructors. The training should also include demonstrations and materials that cover all Microsoft Office program such as word, excel, power point and access. The trainer must be available throughout the day for additional questions and support for the company. Response for RFP...

Words: 456 - Pages: 2

Premium Essay

Request for Proposal

...Request for Proposal RFP CONSTRUCTION OF NEW BASEBALL PRACTICE FIELD Course Project Part 1 - PM598 Instructor Table of Content 1.1. General Description of Work 4 1.2. What Must Be Included with Bid 4 1.3. Schedule of Bid Period Activities 4 1.4. Location of Work 5 1.5. Pre-Bid Meeting 5 1.6. Owner Contact for Questions 5 1.7. Pre-Award Surveys 6 1.8. Sealed Bid Requirements 6 1.9. Basis for Bid Evaluation 6 1.10. Ethical Standards 6 1.11. Responsibility for Surety Bonds 7 1.12. Proposal Format 7 1.13. List of Bidders 7 1.14. Letter of Acknowledgment 7 2. DESCRIPTION OF WORK 8 2.1. Engineering Contracts 8 2.2. Construction Contracts 8 3. PROPOSAL 9 3.1. Breakdown of Bid Price 9 3.2. Revisions and Extra Work 10 3.3. Escalation Formulas 10 3.4. Scheduled Completion Dates 10 3.5. List of Subcontractors 10 3.6. Key Supplier or Contractor Personnel 10 3.7. Length of Time Bid Is Valid 11 3.8. List of Bid Document Addenda Reviewed by Bidder 11 3.9. Notice of Conflicts or Errors in Bid Documents 11 3.10. Clarifications of Bids 11 3.11. Bidder Signature 12 4. SPECIFICATIONS AND DRAWINGS 12 5. SPECIAL CONDITIONS 15 6. GENERAL CONDITIONS AND CONTRACT AGREEMENTS 16 Appendix A 18 Appendix B 19 Supplier/Bidder List 19 1. INSTRUCTIONS TO BIDDERS 8 1.1. General Description of Work 8 1.2. What Must Be Included with Bid 8 1.3.......

Words: 3156 - Pages: 13

Premium Essay

Service Request

...Service Request SR-rm-022, Part 1 Crystale Wyche BSA/375 September 4, 2014 Prescott Lerch Service Request SR-rm-022, Part 1 This paper will the discuss the key stakeholders in Riordan Manufacturing who will provide requirements in the human resources project, describe information-gathering techniques and system analysis tools used for the project, explain what project scope is and the importance of it and describe the areas of project feasibility that are examined in the analysis phase of the SDLC. Key Stakeholders There are many stakeholders at Riordan Manufacturing, the key stakeholders that requirements would be gathered from are as follows: President and CEO Dr. Michael Riordan, Executive Assistant Jane McCall, SVP-R&D Kenneth Collins, Chief Operating Officer Hugh McCauley, VP International Operations Charles Williamson and the IT service managers. The stakeholders who can directly use the new system are also important as well. Information-Gathering To complete the system will require a set of information that will be categorized into numerous parts. This will make sure the system and processes are doable to the demands set by the SR-rm-004. SR-rm-004 is an analysis request for Riordan Manufacturing current human resources system for future integration. "Many techniques are available for gathering requirements, sometimes multiple techniques are needed to gain a complete picture (Mochal, 2008)." 1. One on one Interviews: A......

Words: 853 - Pages: 4

Premium Essay

Send a Life. It's Free!

...The Telnet program runs on your computer and connects your PC to a server on the network. You can then enter commands through the Telnet program and they will be executed as if you were entering them directly on the server console. This enables you to control the server and communicate with other servers on the network. To start a Telnet session, you must log in to a server by entering a valid username and password. Telnet is a common way to remotely control Web servers. | 25 | Simple Mail Transfer Protocol (SMTP) | Short for Simple Mail Transfer Protocol, a protocol for sending email messages between servers. Most email systems that send mail over the Internet use SMTP to send messages from one server to another; the messages can then be retrieved with an email client using either POP or IMAP. In addition, SMTP is generally used to send messages from a mail client to a mail server. This is why you need to specify both the POP or IMAP server and the SMTP server when you configure your e mail application. | 43 | Who-Is | | 53 | Domain Name System (DNS) | Short for Domain Name System (or Service), an Internet service that translates domain names into IP addresses. Because domain names are alphabetic, they're easier to remember. The Internet however, is really based on IP addresses. Every time you use a domain name, therefore, a DNS service must translate the name into the corresponding IP address. For example, the domain name www.example.com might translate to......

Words: 958 - Pages: 4

Premium Essay

It Request

...development records are kept in an Excel worksheet by the Training and Development specialist. The recruiters for Riordan Manufacturing each maintain applicant information for open positions. Employee resumes are kept in a central storage area, and an Excel spreadsheet is used to track the status of applicants. Riordan manufacturing has outsourced workers’ compensation to a third-party provider which keeps its own records. The current HR system that Riordan manufacturing maintains lacks a central employee database. Each individual manager keeps the files of the employees that are under his or her direct supervision. These managers, in addition to their duties, also have the added responsibilities of tracking FMLA absences and employee requests that fall under the Americans with Disabilities Act (ADA). The compensation manager keeps an Excel spreadsheet that tabulates the results of job analyses, salary surveys and individual compensation decisions. Employee relations specialists track information about complaints, grievances, harassment complaints and others, in locked files in their offices. This is evidence that the company maintains a disparate HR system which is not taking any advantage of the current IT tools and systems that would make their operations much more effective, efficient and save the company money. Specific project goals include:  Acquire a Human Resource Information System (HRIS) to be situated at the headquarters. This would be a web-based portal......

Words: 1521 - Pages: 7

Free Essay

Summary of Don't Send in the Clones

...Diana Rodriguez Clare Foland English 102 23 October, 2015 “Summary of Don't Send in the Clones” In her article “Don’t Send in the Clones”, author Maureen Dowd states the arising issues, according to her with having Facebook applications such as RoomBug and websites such as URoom surf to automatically generate the perfect roommate by matching students with similar interests, ideas, and hobbies; therefore, students averting being surprised with a roommate that is unlike them. Dowd opens with her own personal experience as a college student being paired up with roommates that embodied a different way of thinking. Dowd then describes how “co-habiting with snarly and moody roomies prepared [her] for the working world, where people can be outlandishly cantankerous over small stuff”( 737). As a result, Dowd argues that college is intended for encountering a diverse student population. Additionally, Dowd believes that people will always have differences or similarities; thus, Dowd notes that students should learn to co-opt with students that have a multitude of different ideas, backgrounds, and perspectives. For this reason, Dowd believes this promotes self-growth and prepares students for the working sector. Dowd concludes by encouraging students to not have the same experiences over and over again. Subsequently, at the end of the essay Dowd says, “College is not only where you hit the books. It should also be where you learn not to judge a book by its cover” (737). Hence...

Words: 294 - Pages: 2

Free Essay

Budget Request

... To: University Budget Officer Date: October 25, 2011 Subject: FY 2012 Budget Request Mikesell #1 | | | | | | | | | | | | | | Category | FY 07 | FY 08 | FY 09 | FY 10 | FY 11 | FY 12 (Projected) | Academic Salaries(full time faculty) | $1,900,000.00 | $1,981,105.00 | $2,062,114.00 | $2,190,971.00 | $2,683,484.00 | $2,844,500.00 | Part-time Instructors | $307,462.00 | $273,991.00 | $441,704.00 | $181,518.00 | $173,366.00 | $150,000.00 | Student academic/fellowships | $266,117.00 | $248,422.00 | $324,121.00 | $602,463.00 | $669,886.00 | $363,273.00 | Professional Salaries | $325,587.00 | $315,889.00 | $356,074.00 | $494,062.00 | $448,589.00 | $471,000.00 | Clerical studies | $413,674.00 | $445,983.00 | $470,417.00 | $522,382.00 | $555,350.00 | $588,700.00 | Wages (part time workers) | $27,219.00 | $19,744.00 | $24,206.00 | $33,473.00 | $43,299.00 | $30,000.00 | Group insurance (health) | $174,210.00 | $189,110.00 | $173,143.00 | $225,403.00 | $312,875.00 | $531,500.00 | Retirement | $619,326.00 | $653,963.00 | $723,261.00 | $791,787.00 | $917,874.00 | $1,030,400.00 | Subtotal | $4,033,595.00 | $4,128,207.00 | $4,575,240.00 | $5,042,059.00 | $5,804,723.00 | $6,009,373.00 | General supplies and expenses | $402,839.00 | $425,141.00 | $460,098.00 | $549,090.00 | $719,504.00 | $511,000.00 | Travel | $82,718.00 | $97,064.00 | $96,462.00 | $120,600.00 | $134,162.00 | $106,000.00 | Equipment | $92,112.00 | $32,904.00 | $74,616.00 | $197,844.00 | $367,512...

Words: 979 - Pages: 4

Free Essay

Request for Purposal

...Boardman Management Group Request for Proposal LaTanya Powers CMGT 445 Application Implementation December 20, 2010 Paul Stokes Boardman Management Group is writing up a RFP, which is also known as a Request for Proposal. Boardman decided on developing an RFP so that it will help them bring in suppliers via a bidding process to obtain service for implementing or purchasing an updated word process application. In addition, the request for proposal helps Baderman clearly identify the risks and benefits of the procurement process. The below RFP includes the introduction of Baderman, the requirements of the system, and administration information. All of these key points will help Baderman decide which vendor is right for the job in implementing the word processing software application. Introduction 1. Description of company, including type of organizational structure Kelsey River surrounds Baderman Island Resort. In 1988, Baderman Island was made in an effort to redirect the Kelsey River. In order to help protect rare and endangered butterflies, 400 acres of botanical have been created on Baderman. The island has various restaurants and it contains three different hotels that satisfy everyone’s needs. Baderman Resort also provides unlimited activities and various entertainments that will fit every guests liking. In addition, Baderman provides conventional center that is designed to accommodate small to......

Words: 1487 - Pages: 6

Premium Essay

Send to Friends

... [pic] Allergy is a hypersensitivity disorder of the immune system.[1] Allergic reactions occur to normally harmless environmental substances known as allergens; these reactions are acquired, predictable, and rapid. Strictly, allergy is one of four forms of hypersensitivity and is called type I (or immediate) hypersensitivity. It is characterized by excessive activation of certain white blood cells called mast cells and basophils by a type of antibody known as  Immunoglobulin E, resulting in an extreme inflammatory response [pic] Psoriasis is a chronic immune-mediated disease that appears on the skin. It occurs when the immune system sends out faulty signals that speed up the growth cycle of skin cells. [pic]...

Words: 299 - Pages: 2

Free Essay

Send Request Until All Friends Are Done

...³eneB HeemeHeesì& DeekeÀej keÀe neue ner ceW eEKe®ee ngDee HeÀesìes ef®eHekeÀe³eW leLee Gme Hej efoveebkeÀ meefnle HetCe& nmlee#ej keÀjW Yeejleer³e mìsì yeQkeÀ STATE BANK OF INDIA kesÀvêer³e Yeleea SJeb HeoesVeefle efJeYeeie CENTRAL RECRUITMENT & PROMOTION DEPARTMENT Paste a recent passport size photograph here and sign across it in full with date GcceeroJeej keÀe DeelcekeÀL³e SJeb mel³eeHeve HeÀece& CANDIDATE'S BIO-DATA-CUM-ATTESTATION FORM (ke=ÀHe³ee meeJeOeeveerHetJe&keÀ Heæ{ves kesÀ HeM®eele HeÀece& DeHeveer nmleefueefHe ceW Yejs) (Please fill in the form in your own handwriting after reading carefully) mee#eelkeÀej kesÀ efueS kesÀvê / Centre for Interview : Deveg¬eÀceebkeÀ / Roll No. : Heo keÀe veece / Name of Post : mee#eelkeÀej nsleg (pewmee yegueeJee He$e ces efo³ee ie³ee nw) Yee

Words: 2065 - Pages: 9

Premium Essay

Send Gift Request

...Pre-Employment/Treatment Plan Sample Name: DW DORS Counselor: TR Address: Columbia MD Employment: History: Student Date: Employment Goal: Warehouse Worker This type of plan can be written soon after an individual program. Information gleaned from initial observations of program participant, any medical/ psychological reports and evaluations as well as feedback from family and program staff. Staff : (list all the program staff that contributed to the Plan) Dean, we know you are very eager to go to work and make money. You are unhappy with the first Phase of the DORS Employment Program because you feel it is as you say, “holding you back”. We understand how this step toward work can feel pointless, after all, you and your parents’ report that you have no difficulty finding a job. Our concern is that you have difficulty keeping a job. Your DORS counselor sent you here to get the help you need to not only get a good job, but to also keep that job so you can reach your goal of being independent and living on your own. To prepare you to work successfully we are going to focus on building upon the skills and strengths you have and that will be welcomed by any employer. Just as importantly we will help you to fix or learn to work around the problems or barriers caused by your injury. We believe if you learn to use different ways or strategies of doing things, you can take what you will learn here into a job. Let us talk about the strengths......

Words: 1545 - Pages: 7

Premium Essay

Request for Proposal

...Request for Proposal Implementing An Inventory Control System Blooming Business Hermitage, TN (615) 915-2548 Lorraine Huff Lorri1289@live.com PM598 – Summer 2012 TABLE OF CONTENTS 1. INSTRUCTIONS TO BIDDERS 4 Blooming business is a growing company that supplies consumers with seeds ordered from a catalog. We are looking to implement a new inventory control program that will help us to adequately handle our customer’s needs and help to improve the ability to maintain our product stock. 4 1.1. General Description of Work 4 1.2. What Must Be Included with Bid 4 Bidder must be licensed to perform work in the state of Tennessee. 4 Bidder must have a minimum of enter 2 years of experience providing inventory control system programming. 4 Bidder must have at least three (3) non-Bidder owned customer references for whom the Bidder has provided similar services during the past thirty-six (36) months preceding the bid due date. 4 Bidder is expected to examine the specifications, deliver schedule, prices and all instructions of the Request for Proposal or Invitation to Bid 4 Any supplies or equipment offered in a bid must be new and of current technology. 4 Firm prices should be bid and should include any taxes, along with shipping and handling charges. 4 1.3. Schedule of Bid Period Activities 4 1.4. Location of Work 4 1.5. Pre-Bid Meeting 4 1.6. Owner Contact for Questions 5 1.7. Pre-Award Surveys 5 1.8. Sealed Bid Requirements 5 1.10.......

Words: 4199 - Pages: 17

Premium Essay

Send Request

...Jul, 2011, 05.06PM IST,PTI Weak IPO market to hurt venture capital industry NEW DELHI: The current level of IPO activity in India as well as the world is "low" to support the health of the venture capital industry , says a study . The survey which was conducted by Deloitte in conjunction with the Venture Capital Associations of India, Brazil, Canada, China, France, Germany, Israel, US and the UK said that high returns generated by IPOs are critical for the sustainence of a healthy venture capital industry. "Clearly the industry continues to feel the ripple effects of the global economic downturn -- most notably in the form of limited exit opportunities," said Mark Jensen, partner, Deloitte & Touche LLP and United States national managing partner for venture capital services. As per the survey over 57 per cent of Indian venture capitalists surveyed stated that current IPO activity levels in the country is low, while globally, more than 80 per cent believe so. "The need for a healthy IPO market is driven primarily by the aspiration to provide superior returns on investments. And there is heightened interest in innovative companies that cater to growing consumer demands," India Private Equity and Venture Capital Association president Mahendra Swarup, said. Only 33 per cent of India venture capitalists said that IPO markets in other geographies were essential to the success of the India venture capital industry, while globally the figure stands at 49......

Words: 825 - Pages: 4